Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person

Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person

Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar gjatë një grabitjeje në një objekt afarist në rrugën “Sylejman Hadum Aga” në Gjakovë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sponsor 3M Express

“Rreth orës 17:00, Policia ka pranuar informacion përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje të ndodhur në një objekt afarist, në rrugën ‘Sylejman Hadum Aga’ në Gjakovë, gjatë së cilës kishte të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ajo ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka deklaruar Krasniqi.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

OVL UÇK para vendimit në Hagë: “Nuk kemi besim në ‘drejtësinë’ e Speciales, këto goditje s’na frikësojnë dhe s’na zmbrapsin”

OVL UÇK para vendimit në Hagë: “Nuk kemi besim në ‘drejtësinë’ e Speciales, këto goditje s’na frikësojnë dhe s’na zmbrapsin”

Lionel Messi përgatit hapa ligjorë kundër Federatës së Argjentinës

Lionel Messi përgatit hapa ligjorë kundër Federatës së Argjentinës

Aeroportet amerikane po i kthehen gradualisht normalitetit pas tri ditësh kaos

Aeroportet amerikane po i kthehen gradualisht normalitetit pas tri ditësh kaos

Grabitje e armatosur në Gjakovë, lëndohet një person | Momenti