OKB-ja alarmon për vdekje të tjera nga hipotermia në Gaza: Kërkohen urgjent strehimore dhe ndihma para dimrit

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin ka paralajmëruar se në Gaza mund të ketë viktima të tjera nga hipotermia, nëse nuk sigurohen ndihma dhe strehimore të përshtatshme para ardhjes së dimrit. Paralajmërimi vjen pas vdekjes së një foshnjeje nga të ftohtit.

Sponsor 3M Express

Agjencia ka kërkuar rritjen e financimit dhe dërgimin urgjent të materialeve për strehim, pasi reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur tashmë dhjetëra mijëra tenda ku janë strehuar palestinezët e zhvendosur nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit, transmeton klankosova.tv

Javën e kaluar, një foshnjë nëntëmuajshe, e cila jetonte në një tendë, vdiq nga hipotermia e dyshuar, njoftuan agjencitë e OKB-së dhe autoritetet shëndetësore në Gaza. Ndërkohë, është raportuar edhe rritje e rasteve të sëmundjeve të frymëmarrjes.

“Pa strehim të përshtatshëm dhe pa artikujt thelbësorë të ndihmës, do të ketë vdekje nga hipotermia”, deklaroi Karl Baker, drejtues i programit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Gaza.

Sipas Reuters, ai theksoi se fëmijët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi organizmi i tyre humbet nxehtësinë e trupit më shpejt.

“Është e papranueshme që në botën moderne të ketë vdekje nga hipotermia”, u shpreh Baker.

Sipas tij, IOM-it i mungojnë 173 milionë dollarë për financimin e programeve të strehimit dimëror.

Lexo edhe

Haxhiu kërkon nga presidentja e PE-së përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Haxhiu kërkon nga presidentja e PE-së përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Miliona gaforre të kuqe nisin migrimin e tyre vjetor në Ishullin e Krishtlindjeve

Miliona gaforre të kuqe nisin migrimin e tyre vjetor në Ishullin e Krishtlindjeve

Pastrohet deponia e mbeturinave në Nedakoc në Vushtrri

Pastrohet deponia e mbeturinave në Nedakoc në Vushtrri