Një deklaratë e Arlindës gjatë një bisede me banorët e “Big Brother VIP Kosova 5” ka nxitur diskutime, pasi ajo ka dhënë mendimin e saj për atë që konsideron mungesë morali.

Ajo u shpreh se, sipas saj, një veprim i tillë është kur dikush ndërhyn në një lidhje dhe ia merr partnerin një personi tjetër.
“Pa moral për mu është me ia marrë burrin dikujt edhe me u kanë shfalerka e tij tonë jetën”, deklaroi Arlinda.
Pas kësaj deklarate, Nichi e pyeti se kujt po ia drejtonte këtë koment, ndërsa ajo u përgjigj se nuk po e kishte fjalën për askënd në veçanti, pa dhënë më shumë sqarime.
Megjithatë, deklarata e saj ka ngritur pikëpyetje në mesin e banorëve dhe ndjekësve të spektaklit, nëse bëhej fjalë për një mesazh të tërthortë ndaj Vjollcës, me të cilën kishte pasur një diskutim paraprak.
Burimi: Insajderi




