Oda e Arkitektëve i kërkon transparencë Komunës së Prishtinës për projektin “Ulpiana Legacy 2030″

Oda e Arkitektëve i kërkon transparencë Komunës së Prishtinës për projektin “Ulpiana Legacy 2030″

Oda e Arkitektëve i kërkon transparencë Komunës së Prishtinës për projektin “Ulpiana Legacy 2030″

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar transparencë të plotë lidhur me procesin vendimmarrës për projektin “Ulpiana Legacy 2030”.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim publik, OARK ka bërë të ditur se po i përcjell me vëmendje zhvillimet rreth këtij projekti dhe se kërkesa e saj lidhet me përgjegjësitë institucionale për mbrojtjen e interesit publik, promovimin e standardeve profesionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Përmes shkresës drejtuar Kuvendit Komunal, Oda ka kërkuar qasje në vendimin e plotë, përfshirë anekset përkatëse, dokumentacionin planifikues dhe arsyetimin profesional e institucional për përzgjedhjen e lokacionit, si dhe informata për ekipin e përfshirë në zhvillimin e propozimeve.

OARK vlerëson se vendimmarrja për hapësirat publike dhe të ardhmen urbane të kryeqytetit duhet të bazohet në transparencë, argumentim profesional dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

Sipas Odës, banorët dhe komuniteti profesional duhet të përfshihen në dialog që në fazat e hershme të planifikimit, kur alternativat ende mund të shqyrtohen dhe vendimet të formësohen në interes të përbashkët.

Në fund, Oda e Arkitektëve ka theksuar se zhvillimi i qytetit është përgjegjësi e përbashkët dhe se e ardhmja e Prishtinës kërkon bashkëpunim, dialog profesional dhe vendimmarrje institucionale që respekton interesin publik. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

Kocka është ngjitur, por dora apo këmba ende nuk ju bindet: Çfarë ndodh pas heqjes së gipsit?

Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme

Në Nju Jork mbahet gala mbrëmja e NCAFP-së, në mesin e të pranishmëve ambasadorë dhe diplomatë amerikanë

Në Nju Jork mbahet gala mbrëmja e NCAFP-së, në mesin e të pranishmëve ambasadorë dhe diplomatë amerikanë