Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria duhej të niste që dje strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve

Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar Qeverinë për, siç thotë ai, mungesën e veprimeve konkrete në mbrojtje të çlirimtarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Rrahmani ka deklaruar se, në një situatë normale, kryeministri Albin Kurti do të duhej që qysh dje të niste punën për hartimin e një strategjie kombëtare për mbrojtjen e çlirimtarëve.

Sponsor 3M Express

“Për gjashtë vite nuk ndërmori asnjë hap konkret dhe unë nuk besoj që do të ndërmarrë ndonjë as tani, pa presionin e protestave popullore”, ka shkruar Rrahmani.

Ai ka shtuar se nuk pret veprime konkrete nga kryeministri pa presion qytetar, duke e krahasuar situatën me procesin që kishte paraprirë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Përveç deklaratave populiste, nuk pres veprime konkrete prej tij pa protesta, ashtu siç ndodhi edhe me Ligjin për Dhomat e Specializuara!”, ka deklaruar Rrahmani.

Në fund, Rrahmani ka bërë thirrje për protesta, duke e përmbledhur qëndrimin e tij me mesazhin: “Veç sheshi është zgjidhja”.

The post Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria duhej të niste që dje strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve appeared first on Insajderi.

Lexo edhe

Për herë të parë zbulohet një anije e milicisë detare kineze pranë bregdetit lindor të Tajvanit

Për herë të parë zbulohet një anije e milicisë detare kineze pranë bregdetit lindor të Tajvanit

Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

Rrahmani: Veç sheshi është zgjidhja, Qeveria duhej të niste që dje strategjinë për mbrojtjen e çlirimtarëve | Momenti