Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes

Afrimi ndërmjet Kosovës dhe Armenisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka nxitur reagime në mediat serbe të cilat janë të afërta me pushtetin e deritashëm me Aleksandar Vuçiqin, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrave Albin Kurti dhe Nikol Pashinyan është interpretuar prej tyre si sinjal i një afrimi të mundshëm drejt njohjes.

Kurti dhe Pashinyan janë takuar më 10 nëntor në Paris, ku kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë në turizëm.

Takimi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit armen, e cila në njoftimin zyrtar i referohet Kurtit si kryeministri i Kosovës. Në pamjet e publikuara nga takimi shfaqet edhe flamuri i Kosovës, ndonëse Armenia nuk e ka njohur pavarësinë e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, dy liderët kanë theksuar rëndësinë e zgjerimit të lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe ndërmarrjen e hapave të përbashkët në këtë drejtim, shkruan Telegrafi.

Në takim është diskutuar edhe bashkëpunimi në turizëm, fushë në të cilën palët kanë vlerësuar se ekziston potencial i konsiderueshëm.

Kurti dhe Pashinyan kanë shkëmbyer gjithashtu mendime për çështje me rëndësi rajonale, përfshirë mundësitë që mund të krijohen nga paqja e vendosur ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Për takimin ka shkruar edhe kryeministri Kurti në rrjetin social X, duke bërë të ditur se ky ishte takimi i tyre i parë që nga mbajtja e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, në maj.

“Kënaqësi të takohesha me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, në Paris, në takimin tonë të parë që kur kryeministri priti Komunitetin Politik Evropian në Jerevan në maj. Ndër të tjera, diskutuam mundësitë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë, Pashinyan ka publikuar në Facebook pamje nga takimi me përshkrimin:

“Takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shoqëruar me flamujt e Armenisë dhe Kosovës.

Takimi ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe pranë Vuçiqit, përfshirë Informer.

Ky medium e ka interpretuar përdorimin e emërtimit kryeministri i Kosovës dhe vendosjen e flamurit të Kosovës si sinjal të një ndryshimi të mundshëm në qëndrimin e Armenisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/.

Lexo edhe

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

OBSH alarmon për situatën në Gazë: 33 mijë raste më shumë me infeksione të frymëmarrjes

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

Nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve te vendi i 18-të, si u shemb projekti i Carrickut te Unitedi

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

LEX | Shtiu me armë zyrtare ndaj një veture në veri, polici Korab Pepaj dënohet me 3 vjet burgim për vrasje në tentativë

Një detaj provokoi mediat serbe – takimi i Kurtit me kryeministrin armen interpretohet si sinjal drejt njohjes | Momenti