Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë për korrupsion me tenderët publikë ku përfshihen mbi 30 zyrtarë dhe sipërmarrës.

Geci akuzohet për falsifikim të dokumenteve të kryer më shumë se një herë, proces ky që dyshohet se shërbeu për manipulimin e procedurave tenderuese. Sipas dosjes hetimore, kontratat publike pëfitoheshin përmes marrëveshjeve jashtëprocedurale, me dyshimet për ndërhyrje deri te niveli i kryeministrisë.
Nëse GJKKO do ta pranojë aktakuzën, themeluesi i kompanisë ndërtuese rrezikon një dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim, bazuar në nenin 186 të Kodit Penal.
Gjatë viteve të fundit, Ramë Geci, përmes kompanisë Geci shpk ka përfituar rreth 90 milionë euro fonde publike përmes tenderave i vetëm dhe në bashkëpunim.
Bazuar në dosjen e SPAK për aferat me tenderat e rrugëve, në 24 gusht 2021, zv/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut të ARRSH-së se i kishte kërkuar kryeministri Edi Rama që të takonte oligarkun Ram Geci, i cili kërkonte tenderin me vlerë 12 milionë euro me objekt ‘Ndërtim rruga Porto Romano Durrës loti 3’. Vis Berberi i përgjigjet se e kishte takuar atë ditë Ram Geci kryeministrin. Këtë informacion Berberi e kishte marrë nga vetë Geci, pasi të dy kishin bërë një xhiro në kantierin e Unazës së Madhe.
Tre javë pas këtyre bisedave dhe takimeve, në 16 shtator 2021, ARRSH-ja me në krye Evis Berberin njofton procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në 16 nëntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese të tenderit kompaninë Geci shpk me pronar Ram Gecin. ‘Oferta fituese’ e Ramë Gecit është pothuajse sa fondi limit. Meqenëse fituesi është caktuar me pazar në tavolinë janë skualifikuar ofertat e tjera më të ulëta.
Të akuzuarit
Belinda Balluku, shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
Pandeli Carapuli, pastrim parash
Igli Tare Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi, pastrim parash
Arbër Abazi, korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
“Alko Impex General Construction”, korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri, shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari, shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Paqsor Buzi, falsifikim dokumentesh disa herë
Artan Sako, falsifikim dokumentesh disa herë
Ram Geci, falsifikim dokumentesh disa herë
“Eurocol” sh.p.k, pastrim parash
Evis Berberi, shkelje në 9 tendera
Gentian Gjyli, shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre
Erald Elezi, shkelje në 3 tendera
Jetmira Dervishi, shkelje në tendera
Mirzeta Kashnica, shkelje në tendera
Jonida Çeçe, shkelje në 3 tendera
Adrian Kroi, shkelje në 4 tendera; Shpërdorim detyre
Denis Xhoshi, shkelje në 3 tendera
Klarita Konomi, shkelje në 1 tender
Miranda Shkurti, shkelje në 8 tendera
Genti Raça, shkelje në 5 tendera; Shpërdorim detyre
Eduart Agalliu, shkelje në 1 tender
Arbër Troka, shkelje në 2 tendera
Dhurata Lazaj, shkelje në 3 tendera
Nikollaq Mihali, shkelje në 3 tendera
Gëzim Noni, shkelje në 3 tendera
Arlinda Gordani, shkelje në 4 tendera.
Burimi: Insajderi




