Nga Malisheva në Arabinë Saudite, Thomas Brdaric zyrtarizohet nga klubi i ri

Nga Malisheva në Arabinë Saudite, Thomas Brdaric zyrtarizohet nga klubi i ri
Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili së fundmi ishte trajner i Malishevës. Trajneri kroato-gjerman ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Malisheva edhe përkundër se pati një nisje shumë të mirë të sezonit në Superligën e Kosovës. Brdaric do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, […]

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Bukayriyah ka njoftuar zyrtarisht afrimin e trajnerit Thomas Brdaric, i cili së fundmi ishte trajner i Malishevës.

Trajneri kroato-gjerman ka befasuar të gjithë duke u larguar nga Malisheva edhe përkundër se pati një nisje shumë të mirë të sezonit në Superligën e Kosovës.

Brdaric do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, pasi është vet klubi Al-Bukayriyah, i cili ka zyrtarizuar afrimin e tij.

“Menaxhmenti i klubit Al -Bukayriyah ka finalizuar procedurat e kontratës me trajnerin gjerman Thomas Brdaric për të marrë përsipër drejtimin e ekipit të parë të Al-Bukayriyah”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Al-Bukayriyah zhvillon garat në Ligën e Parë të Arabisë Saudite dhe pas gjashtë xhiros renditet në vendin e parafundit, atë të 17-tin, me vetëm dy pikë dhe pa fitore.

Në anën tjetër, Brdaric përveç Malishevës, në të kaluarën ka drejtuar edhe klube tjera shqiptare si Shkëndija, Vllaznia dhe Drenica. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Nga Malisheva në Arabinë Saudite, Thomas Brdaric zyrtarizohet nga klubi i ri | Momenti