Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

Nesër mblidhet Kuvendi, në shqyrtim tri projektligje

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 5 nëntor, seancë plenare, e cila do të fillojë në orën 12:00.

Sponsor 3M Express

Në rendin e ditës janë paraparë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve: për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, për Regjistrimin e Bujqësisë dhe për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025, si dhe do të votojnë për fushëveprimin e komisioneve parlamentare për Legjislaturën e 11-të.

Vendimi për mbajtjen e seancës të enjten u mor nga Kryesia e Kuvendit të hënën. Pas mbledhjes, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, bëri të ditur se debati për energjinë dhe zhvillimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

Motra e Adem Ademit: Kur nisën gërmimet në Kalludër, isha e bindur se vëllai im ishte aty

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“S’du me hy në gjynah…”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK (VIDEO)

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten

“Liria Ka Emër” thërret konferencë për media për të enjten