Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media kjo seancë do të mbahet rreth orës 12:00.
RENDI I DITËS
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
- Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Burimi: Insajderi




