“Nëse kthehesh në shtëpi, të vras” – babai kërcënon vajzën në Gjilan, ajo largohet drejt pendës së Livoqit

Një vajzë 19-vjeçare nga Gjilani është larguar nga shtëpia pas një mesazhi kërcënues që dyshohet se ia kishte dërguar babai i saj. E reja kishte shkuar drejt pendës së Livoqit, ndërsa nëna e saj, e shqetësuar për sigurinë e vajzës, kishte njoftuar Policinë, e cila arriti ta gjente. Babai është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, në Gjilan.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima A.E. 19 vjeçare dyshohet se prej rreth një viti ishte përballur me dhunë psikologjike nga babai i saj, Xh.V. 48 vjeçar.

Situata është përshkallëzuar rreth orës 18:50, kur i dyshuari dyshohet se i ka dërguar vajzës një mesazh telefonik, duke e kërcënuar me jetë nëse kthehej në shtëpi.

E frikësuar nga kërcënimi, 19-vjeçarja është larguar nga banesa dhe ka shkuar drejt pendës së Livoqit.

Nëna e saj, R.E., ka njoftuar Policinë, e cila ka ndërmarrë veprimet për gjetjen e vajzës dhe më pas e ka shoqëruar në stacion për intervistim.

Hetuesit kanë marrë deklaratat e vajzës, nënës së saj dhe të dyshuarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Sipas informacioneve policore, 48-vjeçari është person i përfshirë edhe më parë në raste të dhunës në familje.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorisë së Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë