Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit në procedurat e prokurimit, duke pretenduar se në tri raste çmimet e produkteve janë rritur deri në 364 për qind nga inicimi i procedurave deri në lidhjen e kontratave, raporton Ekonomia Online.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit dhe mungesën e barnave onkologjike, Ismaili ka paraqitur tri raste për të cilat ka pretenduar se ka pasur rritje të konsiderueshme të çmimeve dhe vonesa në procedurat e prokurimit.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, në rastin e parë, procedura ishte iniciuar me çmim prej 0.59 eurosh për njësi, ndërsa kontrata ishte lidhur me çmim prej 0.89 eurosh, pas një periudhe prej 224 ditësh. Ismaili tha se kjo paraqet rritje prej 50 për qind.

Në rastin e dytë, sipas tij, çmimi fillestar prej 0.19 eurosh kishte arritur në 0.59 euro, pas 165 ditësh, që përbën rritje prej 210 për qind.

Ndërsa në rastin e tretë, Ismaili tha se një produkt për të cilin procedura ishte iniciuar me çmim prej 7.53 eurosh, katër muaj më vonë ishte kontraktuar me çmim prej 34.92 eurosh, apo 364 për qind më shtrenjtë.

“Është katastrofike. Është katastrofike. Kemi marrë 3 raste. Një artikull në boshllëk 224 ditë. Pra, s’ka pasur 224 ditë. E ka nisur procedurën e prokurimit me 0.59 cent. Është nënshkruar me 0.89 cent. Rritje 50%. Një artikull tjetër, me një boshllëk prej 165 ditëve. Është inicuar me 19 cent, është kontraktuar me 0.59 cent. 210, 210% mashtrim. Një artikull tjetër, është filluar procedura me 7.53 euro, është lidhur kontrata 4 muaj më vonë me 34.92 euro, rritje 364%”, ka deklaruar Ismaili.

Ai i ka kërkuar ministrit Vitia që të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), përfshirë inicimin e procedurave për largimin e drejtorit nga pozita.

Ismaili ka paralajmëruar se mosveprimi i ministrit ndaj këtyre pretendimeve do ta bënte edhe atë përgjegjës për situatën.

“Pra, planifikimi është kriminel. Kriminel. Pra, ti me nis një procedurë, edhe mbas 3 muajsh me dhënë me 364% mashtrim. Kjo ju tregon, jua jep juve një obligim, ministër. Që drejtorin e SSKUK-së, si të dilsh prej këtu me inicuar bordin edhe me largu prej aty. Ose të kundërtën, heshtja, mbrojtja. Neglizhimi ndaj këtij veprimi. Po ju bën përgjegjës edhe juve. Dhe unë unë sot s’po të bëj direkt përgjegjës. Mirëpo, në qoftë se ka neglizhencë dhe heshtje, do të vijë momenti që do të bëj përgjegjës direkt. Për një sistem i cili është duke abuzuar, dhe është tu gjakderdhë sa i përket aspektit financiar”r”, ka thënë ai.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

Ismaili akuzon Ministrinë e Shëndetësisë për keqpërdorim të buxhetit: Rritje çmimesh deri në 364 për qind

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Ismaili-Vitisë: Mosveprimi ndaj ShSKUK-së ju bën edhe juve përgjegjës | Momenti