Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia

Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar në Gjilan, ku Policia ka bastisur një banesë dhe ka zbuluar mbi tre kilogramë marihuanë, kokainë, amfetaminë, ekstazi, hashash dhe armë me municion. I dyshuari nuk është gjetur në banesë dhe tashmë është në kërkim policor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për Butrint Brestovcin, 27 vjeçar, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me substanca narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Aksioni është zhvilluar të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 20:30, në zonën e rrugëve “Qarkore” dhe “Metush Krasniqi” në Gjilan.

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjilan, pas informacioneve të siguruara në terren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore, kanë ndërhyrë në banesën që shfrytëzohej nga i dyshuari.

Operacioni është mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë nga Ferizaj.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar: 3 kilogramë e 25 gramë marihuanë ,104.90 gramë amfetaminë, 64.60 gramë kokainë, 216.20 gramë tableta ekstazi, 47 gramë hashash, Katër cigare elektronike me përmbajtje THC dhe 35 mbushje, Një armë të gjatë Walther, 20 fishekë dhe tre karikatorë

Në total, sasia e substancave të dyshuara narkotike të peshuara arrin në rreth 3.46 kilogramë, pa përfshirë përmbajtjen e cigareve elektronike.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes policore, 27-vjeçari nuk është gjetur në banesë.

Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e tij, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan është përfshirë drejtpërdrejt në koordinimin e veprimeve hetimore.

Rasti po hetohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Rrahje në tualetin e shkollës në Drenas – 14-vjeçari godet me grushte bashkëmoshatarin në fytyrë, përfundon në ndalim

Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

Përplasje në Kuvend – Uran Ismaili kritikon mungesën e barnave, Vitia: Nuk jam as polic, as prokuror e as gjykatës

ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

ASK: Më shumë fluturime dhe udhëtarë në shtator 2026 se një vit më parë

Ekskluzive | Mbi 3 kilogramë drogë, kokainë, ekstazi e armë në një banesë në Gjilan – ky është 27-vjeçari që po kërkohet nga Policia | Momenti