Artistja shqiptare Loredana Zefi ka zgjedhur Parisin si destinacionin e radhës, në një kohë kur kryeqyteti francez po përballet me tensione dhe trazira të shumta.

Lajmi është bërë i ditur pasi artistja ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës ka lënë të kuptohet se është nisur drejt qytetit të njohur francez, transmeton Klankosova.tv.
Situata në Francë ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me akte dhune, dëmtime të pronave dhe përplasje me forcat e rendit. Autoritetet franceze po shqyrtojnë masa shtesë për të rikthyer qetësinë në zonat e prekura.
Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet e vizitës së Loredanës në kryeqytetin francez, nëse bëhet fjalë për angazhime profesionale apo për një udhëtim personal.





