Ndodh edhe kjo: Miu ia ndërpret konferencën trajnerit pas ndeshjes në Ligën e Evropës, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit

Një mi i papritur ka ndërprerë konferencën për shtyp të trajnerit Dick Schreuder, pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias, duke shkaktuar momente zbavitëse në sallën ku po zhvillohej takimi me gazetarët.

Sponsor 3M Express

Prania e brejtësit shpërqendroi gazetarët, ndërsa pamjet e këtij momenti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.

Trajneri Schreuder e priti situatën me humor, duke iu drejtuar gazetarëve me fjalët: “Është poshtë karriges suaj. A ka edhe të tjerë?”

Ai vazhdoi të komentonte për praninë e brejtësve në sallë, duke thënë: “Janë vërtet gjithandej tani. Është e pabesueshme. I shoh me cepin e syrit. Shpresoj vetëm të mos më ngjitet në qafë”.

Ngjarja e pazakontë solli të qeshura dhe u bë një nga momentet më të komentuara pas përballjes evropiane, e cila përfundoi me rezultat 1-1 mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: Miu ia ndërpret konferencën trajnerit pas ndeshjes në Ligën e Evropës, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

Protestat në Shqipëri, AMP nis hetimet për veprimet e Policisë

Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt

Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt