Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se do të ishte “një gabim i plotë, një gabim i madh” nëse SHBA-ja do të kufizonte qasjen e Ukrainës në sistemet satelitore dhe inteligjencën që i nevojiten për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për BBC-në, Crosetto paralajmëroi se çdo veprim i tillë nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “nuk ka absolutisht asnjë kuptim” dhe rrezikon ta zgjasë pushtimin e plotë rus, në vend që të ndihmojë në arritjen e paqes.

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Trumpi nuk ka kërkuar ngadalësimin e shpejtësisë së internetit që SHBA-ja i ofron Ukrainës dhe që është jetik për përpjekjet e saj në luftë. Trumpi gjithashtu ka mohuar se SHBA-ja ka ndërprerë ndarjen me Ukrainën të paralajmërimeve të hershme për sulmet ajrore ruse që po afrohen.

Deklaratat e Crosettos vijnë në një kohë kur Italia po ashpërson kritikat ndaj SHBA-së.

Në fillim të kësaj jave, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cilësoi marrëveshjen e Trumpit për blerjen e naftës dizel nga Rusia si një “zgjedhje shumë të rrezikshme”, duke thënë se ajo do t’i “jepte legjitimitet Rusisë”, ndërsa kjo e fundit vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.

Trumpi e arriti marrëveshjen me presidentin rus, Vladimir Putin, duke fajësuar sulmet e Ukrainës ndaj rafinerive ruse për rritjen e çmimeve të karburanteve.

Meloni, e cila dikur konsiderohej aq e afërt me presidentin amerikan saqë ishte cilësuar si “përkthyesja e Trumpit”, tha se kjo lëvizje bie ndesh me përpjekjet për ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave.

“Paqja do të vijë kur Putini të bindet se ka një ngërç dhe se nuk mund të përparojë më tej”, deklaroi ministri i saj i Mbrojtjes për BBC-në, në ndërtesën e ministrisë në Romë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Nis me diell, por kështu përfundon moti javën e ardhshme (VIDEO)

Nis me diell, por kështu përfundon moti javën e ardhshme (VIDEO)

Ministri italian thotë se Trump ka gabuar plotësisht që kufizon mbështetjen për Ukrainën | Momenti