Një rast i dhunës në familje është raportuar më 16 tetor në fshatin Polac të Skenderajt, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, A.H., është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj për ta raportuar rastin.
Fillimisht, ajo është dërguar në QKMF në Skenderaj për trajtim mjekësor, pasi sipas deklarimit të saj kishte përjetuar dhunë psikike nga bashkëshorti.
Në kuadër të hetimeve janë intervistuar palët, ndërsa bashkëshorti i saj, E.M., është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit mbrojtës.
Edhe kunati i viktimës është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa E.M. është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike në Skenderaj – ai ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




