Pas disa orësh qetësie, protesta në Tiranë është përshkallëzuar sërish, duke rikthyer tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve të Top Channel, protestuesit kanë hedhur breshëri fishekzjarrësh dhe molotovësh në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë vënë në ndjekje të tyre, të mbështetur edhe nga autoboti me ujë, transmeton Klankosova.tv.
Situata është rënduar më tej nga djegia e koshave të mbeturinave në zonën ku po zhvillohet tubimi, duke shtuar tensionet në terren.




