Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Varosh

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Varosh
Konsumatorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Kështu ka njoftuar KRU “Bifurkacioni”, duke bërë të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj. Sipas njoftimit, furnizimi me ujë për konsumatorët e […]

Konsumatorët e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” do të përballen sot me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Kështu ka njoftuar KRU “Bifurkacioni”, duke bërë të ditur se ndërprerja vjen si pasojë e vazhdimit të punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.

Sipas njoftimit, furnizimi me ujë për konsumatorët e kësaj rruge pritet të rikthehet nga ora 16:00.

Ndërkohë, punime për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme edhe në fshatin Varosh.

KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë zhvillimit të punimeve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe në Varosh | Momenti