Ndërpritet furnizimi me ujë në Kaçanik të Vjetër dhe Begracë

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kaçanik të Vjetër dhe Begracë
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e Kaçanikut të Vjetër dhe fshatit Begracë se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga punimet për ndërrimin e pompës në Stacionin e Pompimit në fshatin Begracë, i cili furnizon me ujë konsumatorët e këtyre […]

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar konsumatorët e Kaçanikut të Vjetër dhe fshatit Begracë se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga punimet për ndërrimin e pompës në Stacionin e Pompimit në fshatin Begracë, i cili furnizon me ujë konsumatorët e këtyre dy zonave.

Ekipet e kompanisë janë në terren dhe po punojnë për përfundimin e punimeve sa më shpejt.

Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve.

KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Ndërpritet furnizimi me ujë në Kaçanik të Vjetër dhe Begracë | Momenti