Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, në një rast që lidhet me informacione zyrtare për prona me vlerë të dyshuar shumë të madhe.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, personi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, u ka zbuluar personave të paautorizuar informacione zyrtare lidhur me prona të caktuara, në këmbim të ryshfetit.

Këto veprime dyshohet se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.

Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK).

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit (VIDEO)

Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit (VIDEO)

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit