BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë në një tubim parazgjedhor në Serbi.

“Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

Sponsor 3M Express

Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

“Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi./RTK

Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore”

Meteori godet një shtëpi në SHBA, shkencëtarët e NASA-s thonë se ai përmban gjurmë “jashtëtokësore”

Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

Kosova asociohet me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

Brad Pitt shfaqet dorë për dore me partneren në Paris

BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit | Momenti