Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi, Musliu ka falënderuar qytetarët që, sipas saj, për tri javë rresht qëndruan në shesh në mbështetje të kërkesave të tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Tri javë qëndresë nuk mund të fshihen me një votim”, ka shkruar Musliu, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe janë parë “lot, mërzi, mallëngjim e zhgënjim”, por edhe qëndresë, dinjitet, krenari dhe mosdorëzim.
Ajo ka vlerësuar edhe qëndrimin e deputetëve të PDK-së, duke thënë se ata u dëshmuan për një qëndrim të përbashkët dhe të palëkundur në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerëve të saj që po gjykohen në Hagë.
Musliu ka falënderuar në veçanti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për angazhimin dhe punën gjatë këtij procesi.
“Bedri Hamza dëshmoi se lidershipi nuk matet me zhurmë, me populizëm e me patetizma, por me urtësi, maturi, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar deputetja, njofton Klankosova.tv.
Postimi i plotë:




