Muharremaj apelon për kujdes nga erërat e forta: Qytetarët të shmangin qëndrimin pranë drunjve dhe objekteve të paqëndrueshme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, pas paralajmërimeve për erëra të forta.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi në Facebook, Muharremaj ka apeluar që qytetarët të tregojnë vëmendje gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në hapësira të hapura, duke shmangur vendet që mund të paraqesin rrezik.

“Shmangni qëndrimin pranë drunjve të lartë dhe objekteve të paqëndrueshme. Keni kujdes nga kulmet, llamarinat dhe materialet që mund të shkëputen nga era”, ka shkruar Muharremaj.

Ai gjithashtu ka këshilluar qytetarët që të sigurojnë objektet në oborre dhe ballkone, të cilat mund të barten nga era, si dhe të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve dhe objekteve të rrezikuara.

“Siguria e qytetarëve është prioritet. Kujdesuni për veten, familjen dhe njëri-tjetrin”, ka apeluar kryetari i Suharekës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë dhe një me Belgjikën

Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë dhe një me Belgjikën

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit