Shqetësuese| 15-vjeçarja shtatzënë shkon për kontroll në Spitalin e Ferizajt, Policia nis hetimet për bashkëjetesë me të mitur – ky është 21-vjeçari i dyshuar

Një kontroll i shtatzënisë në Spitalin e Ferizajt ka vënë në lëvizje Policinë, pasi janë ngritur dyshime se një vajzë e mitur kishte nisur bashkëjetesën dhe kishte mbetur shtatzënë para se të mbushte 16 vjeç. Rasti po hetohet nga njësitë kompetente, ndërsa një 21-vjeçar është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari është Petrit Miftari, 21 vjeçar, nga fshati Dubravë i Ferizajt, ndërsa e mitura është identifikuar me inicialet S.B., e lindur në vitin 2010.

Rasti ka dalë në pah më 11 nëntor, kur Policia ka pranuar informacion se vajza ndodhej në Spitalin e Ferizajt për kontroll të shtatzënisë.

Informacioni ka ngritur dyshime se bashkëjetesa me të dyshuarin dhe shtatzënia mund të kenë filluar para se vajza të mbushte moshën 16-vjeçare.

Pas pranimit të informatës, e mitura është shoqëruar për intervistim, i cili është zhvilluar në prani të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.

Një ditë më vonë, më 12 nëntor, Policia ka siguruar praninë e Miftarit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimeve me Prokurorinë për të Mitur, është iniciuar rasti për veprën penale “Bashkëjetesa me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”.

Me vendim të Prokurorisë, 21-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

U denoncua për dhunë ndaj të dashurës në Prishtinë, Policia e gjen në kafeteri me armë e municion – 37-vjeçari përfundon në pranga

U denoncua për dhunë ndaj të dashurës në Prishtinë, Policia e gjen në kafeteri me armë e municion – 37-vjeçari përfundon në pranga

Shkon në Polici ta raportojë zhdukjen e gruas, përfundon vetë në pranga – bashkëshortja e denoncon nga Prizreni për dhunë të vazhdueshme

Shkon në Polici ta raportojë zhdukjen e gruas, përfundon vetë në pranga – bashkëshortja e denoncon nga Prizreni për dhunë të vazhdueshme

Mustafa për Osmanin: Është dëm të merrem me të, është katandisur keq

Mustafa për Osmanin: Është dëm të merrem me të, është katandisur keq