Ekskluzive | Rrahje mes katër personave në Vushtrri, nxirret arma dhe thyhet xhami i lokalit – dy në pranga, dy në arrati

Një përleshje e dhunshme mes katër personave ka ndodhur në mes të ditës në Vushtrri, ku gjatë rrahjes është nxjerrë edhe një armë zjarri, ndërsa njëri nga të përfshirët ka përfunduar me lëndime të rënda trupore. Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë po kërkohen nga Policia, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 12 nëntor, rreth orës 11:30, në rrugën “Ismail Qemali”, në një lokal në Vushtrri.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në përleshje janë përfshirë Egzon Syla, 32 vjeçar, Endrit Syla, 28 vjeçar, Ibrahim Gërbeshi, 30 vjeçar dhe Albin Gërbeshi, 26 vjeçar.

Gjatë rrahjes, dyshohet se Ibrahim Gërbeshi ka nxjerrë një armë të shkurtër zjarri dhe, sipas dëshmive të mbledhura nga Policia, ka bërë repetimin e saj.

Përleshja ka shkaktuar edhe dëme materiale, pasi është thyer xhami i lokalit ku ka ndodhur incidenti.

Pas ndërhyrjes së Policisë, Egzon dhe Endrit Syla janë arrestuar, ndërsa Ibrahim dhe Albin Gërbeshi janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohen nga organet e rendit.

Dy të arrestuarit kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas raportit mjekësor, Egzon Syla ka pësuar lëndime të rënda trupore, përkatësisht thyerje të një gishti të dorës.

Ndaj Egzon dhe Endrit Sylës ekzistojnë dyshime për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së luajtshme”.

Ndërkohë, Ibrahim Gërbeshi dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë së luajtshme”.

Albin Gërbeshi dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim të pasurisë së luajtshme”.

Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, dy të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Policia po vazhdon kërkimet për dy personat e tjerë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë dhe një me Belgjikën

Kuvendi ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare, tri me Suedinë dhe një me Belgjikën

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit