SSipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të favorshme, pa ndryshime të theksuara gjatë ditës.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë. Ndërkohë, në zonat detare parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1–2 ballë.

Sa i përket temperaturave, ato do të luhaten nga 5 gradë Celsius në Korçë, në orët më të ftohta, deri në 24 gradë Celsius në disa qytete, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Durrësin, Tiranën, Elbasanin dhe Beratin.
Parashikimi i temperaturave për qytetet kryesore:
Shkodër: 10–24°C, me diell.
Kukës: 7–20°C, me diell dhe pak re.
Lezhë: 13–24°C, me diell.
Dibër: 6–19°C, me diell dhe pak re.
Durrës: 12–24°C, me diell.
Tiranë: 13–24°C, me diell.
Elbasan: 11–24°C, me diell dhe pak re.
Berat: 8–24°C, me diell.
Vlorë: 13–23°C, me diell.
Korçë: 5–18°C, me diell dhe pak re.
Gjirokastër: 7–23°C, me diell.
Sarandë: 12–23°C.
Në përgjithësi, dita e hënë pritet të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të ngrohta gjatë mesditës, ndërsa në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes do të mbizotërojnë vlera më të ulëta të temperaturave.
Burimi: RTKLive




