Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas njoftimit të IHMK-së, në disa zona reshjet mund të jenë më të theksuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 16 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.




