Mos dilni pa u veshur trashë, mot i ftohtë dhe mundësi për reshje shiu sot në Kosovë – temperaturat deri në 9 gradë

Kosova do të përballet sot, e mërkurë, 4 nëntor 2026, me mot kryesisht të vranët, temperatura të ulëta dhe mundësi për reshje lokale shiu.

Sponsor 3M Express

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë ditës pritet të mbizotërojnë vranësirat, ndërsa në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, qytetarëve u rekomandohet të vishen trashë, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të mbajë mot relativisht i ftohtë, ndërsa të premten parashihen intervale me diell dhe përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

/Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali//

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nga mobiliet te projektet e ndërtimit në Gjermani – Krasniqi flet për mundësitë e bizneseve kosovare

Nga mobiliet te projektet e ndërtimit në Gjermani – Krasniqi flet për mundësitë e bizneseve kosovare

Moti sot i vranët, në disa zona priten riga shiu

Moti sot i vranët, në disa zona priten riga shiu

Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit amerikan

Demokratët fitojnë kontrollin e Senatit amerikan