Drita dhe Prishtina luajnë sot ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina luajnë sot ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina luajnë sot ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Gjilanasit janë nikoqir të kryeqytetasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Gjilan, nga ora 13:00.

Kjo ndeshje është shtyrë shkaku i angazhimit të vendasve në garat evropiane gjatë verës dhe tashmë është gjetur koha për të luajtur.

Në këtë ndeshje, Drita vjen nga një seri pozitive prej katër fitoreve radhazi dhe synon të pestën, pasi do ta barazonte Prishtinën me pikë dhe do t’i afrohej Malishevës liderë në vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Prishtina ka pasur formë të përzier në pesë ndeshjet e fundit me dy fitore, dy barazimi dhe një humbje, por synon gjithashtu rezultat pozitiv, për ta lënë Dritën pas vete dhe për ta barazuar apo kaluar eventualisht Malishevën në tabelë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Rama përsërit ftesën e dialogut

Rama përsërit ftesën e dialogut

Dërgohet në mbajtje një person në Drenas, dyshohet se me veturë goditi një person tjetër

Dërgohet në mbajtje një person në Drenas, dyshohet se me veturë goditi një person tjetër

Ramush Haradinaj nuk e prish traditën, ditën e nis me vrap në Gërmi

Ramush Haradinaj nuk e prish traditën, ditën e nis me vrap në Gërmi

Drita dhe Prishtina luajnë sot ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë | Momenti