Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar, me ç’rast janë arrestuar pesë persona.

Sponsor 3M Express

Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria.

Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.

“Në këtë operacion të suksesshëm janë sekuestruar 37 kilogramë heroinë, të ndarë në 62 paketime, me vlerë tregu mbi gjysmë milioni euro. Po ashtu, janë arrestuar pesë të dyshuar për veprat penale të pjesëmarrjes në grup kriminal të organizuar dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar se Republika e Kosovës nuk është dhe nuk do të jetë zonë e sigurt për kriminelët, e as për aktivitetet që cenojnë sigurinë e vendit, shëndetin dhe mirëqenien e rinisë dhe të gjithë qytetarëve tanë. /Klankosoav.tv

Lexo edhe

“Do të të vras” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Vushtrri, Policia kontrollon banesën dhe gjen 30 fishekë, ajo strehohet në vend të sigurt

“Do të të vras” – gruaja denoncon kërcënimin nga bashkëshorti në Vushtrri, Policia kontrollon banesën dhe gjen 30 fishekë, ajo strehohet në vend të sigurt

Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

Demokratët rrëzojnë dominimin republikan në Kongres, Trump paralajmëron veto

Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

Goditi me veturë një person, viktima pëson lëndime të trupore

Prangosen pesë persona, Sveçla: Goditëm një tjetër rrjet ndërkombëtar | Momenti