Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të pandehurit me inicialet RR.H., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë.

Sponsor 3M Express

Sipas prokurorisë, rasti ka ndodhur më 12 tetor 2026, rreth mesnatës, kur i dyshuari, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e fqinjit të tij, G.H., duke marrë para dhe sende të ndryshme me vlerë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, i dyshuari fillimisht ka kapërcyer murin e shtëpisë së tij për të hyrë në oborrin e të dëmtuarit, e më pas ka hyrë në shtëpi përmes derës së tarracës.

Nga aty, dyshohet se ka marrë një zarf me 1.700 euro, një iPad të markës “Apple”, një laptop “Packard Bell”, dy telefona “Redmi”, kabllo dhe pajisje të vogla elektrike, syze të markës “Carrera” dhe syze të tjera, dy orë dore, bizhuteri, para-dinarë, si dhe dy çanta.

Gjykata bëri të ditur se gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Masa do të zgjasë nga 12 tetori deri më 11 nëntor 2026.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Lexo edhe

Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë

Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

Albian Hajdari lëndohet sërish, pritet të mungojë për disa javë

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Një muaj paraburgim për Gani Gecin, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj

Mori zarfin me 1700 euro nga një shtëpi, i dyshuari në Gjakovë përfundon prapa grilave | Momenti