LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani Gecit, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë pas një seance dëgjimore që ka zgjatur gati dy orë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Gjatë kësaj kohe, familjarët e Gecit kanë qëndruar në ambientet e Gjykatës, duke pritur vendimin lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Në seancë është shqyrtuar kërkesa e Prokurorisë për paraburgim, ndërsa mbrojtja ka pasur mundësinë të paraqesë kundërshtimet e saj.

Me vendimin e Gjykatës, Gecit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

Inflacioni në SHBA arrin në 3.7%, mbi pritjet e ekonomistëve

Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

Këshilltari i Zelenskyt: Kufizimet e Starlinkut po pengojnë operacionet ushtarake të Ukrainës

Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

Houthit kërcënojnë Arabinë Saudite me sulme të reja, në shënjestër aeroportet dhe objektet e naftës

LEX | Gani Gecit i caktohet masa prej një muaji | Momenti