Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot.

Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe Gecit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Geci u ndalua si i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij. /Klankosova.tv




