Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, të enjten, më 15 tetor, seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rendin e ditës janë paraparë disa pika, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu, në lexim të dytë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme;
Deklarimet jashtë rendit të ditës;
Pyetjet parlamentare;
Përzgjedhja e dy (2) anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës;
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
Propozimi i GP-së së Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare;
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Kuvendi mblidhet nesër, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




