Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Të miturit s’përjashtohen nga përgjegjësia penale për dhunën në protesta

Zëvendësministrja e Brendshme e Shqipërisë, Anisa Ruseti, deklaroi se situata e protestave është nën kontroll.

Sponsor 3M Express

Ruseti paralajmëroi të rinjtë dhe familjet e tyre për pasojat ligjore të përfshirjes në dhunë, dëmtimit të pronës, zjarrvënies apo mbajtjes së paligjshme të armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Ajo theksoi se përgjegjësia penale për krimet nis në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç.

Sipas saj, përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, bazuar në veprimet dhe provat për secilin person, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

“Të rinjtë dhe prindërit duhet të jenë të informuar se mosha e mitur nuk i përjashton automatikisht nga përgjegjësia penale. Sipas Kodit Penal, përgjegjësia penale për krimet fillon në moshën 14 vjeç, ndërsa për kundërvajtjet penale në moshën 16 vjeç. Përgjegjësia do të vlerësohet individualisht, mbi bazën e veprimeve dhe provave për secilin person, duke respektuar në çdo rast prezumimin e pafajësisë”.

“Askush nuk duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e të tjerëve vetëm për faktin se ndodhej në të njëjtën protestë. Interesi më i lartë i fëmijës, e drejta për mbrojtje dhe trajtimi me dinjitet do të udhëheqin çdo veprim institucional të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të shtetit shqiptar. Qëllimi ynë është një dhe i vetëm, të parandalojmë dëmtimin e të miturve dhe përfshirjen e mëtejshme të tyre në veprimtari të kundërligjshme”./A2Cnn

Lexo edhe

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Christiane Amanpour largohet nga CNN pas 43 vjetësh

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Sulm me dron rus në Kharkiv të Ukrainës, vriten dy gra dhe një foshnje

Ministria e Brendshme e Shqipërisë: Të miturit s’përjashtohen nga përgjegjësia penale për dhunën në protesta | Momenti