Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright

Një zjarr i përmasave të mëdha pranë një baze të rëndësishme ushtarake në provincën kanadeze të Albertës ka përfunduar me viktima dhe persona të lënduar, ndërsa autoritetet po punojnë për menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka konfirmuar ministri kanadez i Mbrojtjes, David McGuinty, i cili nuk ka bërë të ditur numrin e saktë të viktimave dhe të lënduarve. Ai e përshkroi situatën si tejet aktive dhe delikate.

Siç raporton BBC, zjarri shpërtheu në afërsi të Bazës së Forcave Kanadeze Wainwright, e cila shërben si një prej qendrave kryesore të stërvitjes ushtarake në Kanada.

Sipas Korporatës Kanadeze të Transmetimeve (CBC), baza përdoret kryesisht për ushtrime me armë zjarri dhe zakonisht frekuentohet çdo ditë nga rreth 690 pjesëtarë të personelit ushtarak dhe 300 punonjës civilë.

Distrikti Bashkiak i Wainwright ka bërë të ditur se erërat e forta kanë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat kanë dëmtuar edhe gardhet e bazës.

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, i cili përmes një postimi në platformën X e cilësoi atë si një incident serioz që shkaktoi zjarr të madh. Ai shprehu mbështetjen e tij për të gjithë personat e prekur.

Ndërkohë, kryeministrja e Albertës, Danielle Smith, e përshkroi ngjarjen si një zjarr të madh dhe tragjik, që ka prekur pjesëtarë të personelit ushtarak.

Forcat e Armatosura Kanadeze janë duke bashkëpunuar me autoritetet lokale për përballimin e situatës dhe hetimin e shkaqeve të zjarrit. Banorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg zonës së rrezikuar dhe t’u krijojnë hapësirë automjeteve të emergjencës.

Në përpjekje për të ndihmuar në menaxhimin e situatës, mbështetje kanë ofruar edhe provincat fqinje. Kryeministri i Saskaçevanit, Scott Moe, ka deklaruar se ka vënë në dispozicion burime për të ndihmuar Albertën, duke shprehur gatishmërinë për të ofruar asistencë shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

Edhe kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, ka konfirmuar se qeveria e tij ka kontaktuar autoritetet e Albertës për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkaqet e zjarrit dhe as bilancin e saktë të viktimave dhe të lënduarve. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Lexo edhe

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku, 14 persona arrestohen

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet për lëndim të rëndë trupor

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Parashikimi javor: Çka i pret shenjat e horoskopit? (VIDEO)

Ministri kanadez sqaron se çka ndodhi në bazën ushtarake Wainwright | Momenti