Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore

Ministri i Punëve të Brendshme së Shqipërisë, Ervin Demo, në një deklaratë për mediat me forcat e Policisë së Shtetit, ka dënuar ashpër përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit, duke deklaruar se situata tashmë ka kaluar çdo vijë të kuqe.

Sponsor 3M Express

Demo theksoi se gjatë ditës së djeshme është sulmuar Komisariati Nr. 2 në Tiranë, ku si pasojë e sulmeve janë dëmtuar dhe djegur efektivë policie që ndodheshin në detyrë për mbrojtjen e godinës.

Ministri shqiptar theksoi se këto veprime nuk mund të konsiderohen më si protestë studentore, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv

“Situata ka kaluar vijën e kuqe. Është sulmuar Komisariati Nr. 2 ditën e djeshme dhe janë dëmtuar deri në djegie efektivë të policisë, të cilët po mbronin godinën. Kjo nuk është më as protestë dhe as protestë studentore. Ne kemi parë sulme ndaj institucioneve të ndryshme. Janë 295 të lënduar në këto gjashtë ditët e fundit dhe janë 295 shqiptarë që kanë pësuar dëmtime, qofshin policë, protestues, gazetarë apo punonjës të tjerë”.

“Punonjësit e policisë kanë duruar dhunë barbare. Sot nuk kemi parë që forcat politike të dalin dhe të mbajnë qëndrim sa i përket kësaj dhune të kryer. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Dhuna nuk është mjet negocimi. Do të doja t’ju falënderoja për sakrificën. I kam ndjekur gjërat nga afër. Çdo natë kemi qenë në spital, por ajo që është e rëndësishme është që ne do të jemi pranë jush. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë që është më e shenjta: demokracinë shqiptare”, u shpreh Demo.

Lexo edhe

Luiz Ejllin nuk e duan në protestë, çfarë ndodhi? (VIDEO)

Luiz Ejllin nuk e duan në protestë, çfarë ndodhi? (VIDEO)

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

BDI: Bërvenica dëshmoi se zëri i qytetarëve shqiptarë nuk mund të anashkalohet

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

LEX | Apeli rrëzoi dënimin me 13 vjet e 11 muaj burgim, gjykimi nis sërish – Labeat Kastrati para drejtësisë për vrasjen e vitit 2001

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë: Situata ka kaluar vijën e kuqe, kjo nuk është më protestë studentore | Momenti