Milatoviq sot viziton Kosovën

Milatoviq sot viziton Kosovën

Milatoviq sot viziton Kosovën

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 19 tetor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare në Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare në rajonin e Pejës, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.

Ndërprerjet pritet të jenë në intervale të shkurtra kohore, ndërsa, sipas nevojës, trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj vizite.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Protestat për çmimet e karburantit në Francë po i japin hov të djathtës ekstreme

Protestat për çmimet e karburantit në Francë po i japin hov të djathtës ekstreme

Kosova renditet e dyta në Evropë për inovacionin kundër korrupsionit

Kosova renditet e dyta në Evropë për inovacionin kundër korrupsionit

Britania dërgon avionë luftarakë për mbrojtjen e Arabisë Saudite nga Huthët

Britania dërgon avionë luftarakë për mbrojtjen e Arabisë Saudite nga Huthët