“Në cilën gjykatë ndërkombëtare gardiani bëhet prokuror?”, Syla sfidon Trendafilovën

“Në cilën gjykatë ndërkombëtare gardiani bëhet prokuror?”, Syla sfidon Trendafilovën

“Në cilën gjykatë ndërkombëtare gardiani bëhet prokuror?”, Syla sfidon Trendafilovën

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, e ka cilësuar “qesharake” deklarimin e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, se Gjykata Speciale është e “fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”.

“Këto deklarata janë qesharake të zonjës Trendafilova dhe çfarëdo që thotë ajo është tepër e parëndësishme, sepse ne e kuptojmë qasjen e saj, e kemi kuptuar që nga fillimi”, tha Syla.

Sponsor 3M Express

Ai madje ia ka listuar disa pyetje kryegjykatëses së Speciales, duke i kërkuar sqarime për shkeljet e shumta që i ka bërë ky institucion i drejtësisë.

“Dhe i shtrojmë pyetje zonjës Trendafilova. Pyetjet tona janë shumë të thjeshta. Le të na tregojë se në cilin shtet evropian ndodh që të ketë paraburgim gjashtëvjeçar për të akuzuarit, në këtë rast për bashkëluftëtarët tanë, ish-krerët e UÇK-së, pa u marrë një vendim përfundimtar. Le të na tregojë se në cilën gjykatë ndërkombëtare gardiani mund të bëhet prokuror gjatë procesit, pra të kualifikohet nga gardian në prokuror. Le të na tregojë se sa shkelje të rënda kanë ndodhur atje, të cilat i kemi evidentuar jo vetëm ne, por edhe shumë ekspertë të tjerë të fushës së drejtësisë, siç kanë qenë avokatët nga Anglia, të cilët kanë gjetur shkelje të shumta. Le të na tregojë, duke iu referuar deklaratës së zotërinjve Misetiq dhe Lukashuk, avokatëve mbrojtës të zotit Thaçi, se mbrojtja i ka dërguar trupit gjykues 48 kërkesa, të cilat të gjitha janë refuzuar, ndërsa kërkesat e prokurorisë janë aprovuar dhe janë marrë në trajtim”, shtoi Syla për Ekonomia Online.

Po ashtu, ai i bëri me dije Trendafilovës se Gjykata Speciale është themeluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Ajo duhet ta kuptojë qartë se, në fund të fundit, kjo gjykatë është themeluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtu e ka marrë dritën e gjelbër dhe prej këtu e ka filluar punën e saj”, potencoi Syla.

Ndryshe, Trendafilova ka thënë se rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve. Ajo po ashtu ka thënë se “askush nuk mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”.

“Si institucion gjyqësor i pavarur, Dhomat e Specializuara ushtrojnë mandatin e tyre pa konsiderata, preferenca, ndikim ose ndërhyrje politike. Dhomat e Specializuara i përmbahen me vendosmëri angazhimit për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare më të larta gjatë kryerjes së mandatit që u është besuar, me pritshmërinë se të gjitha palët e angazhuara do të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse për të garantuar sundimin e ligjit”, ka shtuar ajo.

Reagimi i Trendafilovës pasoi vendimin e Kuvendit të Kosovës për ndryshime në Ligjin për Specialen, me qëllim të kufizimit të mandatit në kohë, territor e në lëndë.

Kuvendi e mori vendimin pas dënimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, me 81 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike