LEX | Goditi për vdekje 20-vjeçarin Auron Ferizi në Viti – Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

LEX | Goditi për vdekje 20-vjeçarin Auron Ferizi në Viti – Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

LEX | Goditi për vdekje 20-vjeçarin Auron Ferizi në Viti – Egzon Shallti dënohet me 25 vjet burgim

Egzon Shallti është dënuar me 25 vjet burgim për rastin tragjik në Viti, ku humbi jetën 20-vjeçari Auron Ferizi, pasi u godit nga një veturë.

Sponsor 3M Express

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 8 shtator 2025, pranë parkut “Bafti Haxhiu” në Viti, ku sipas raportimeve, Shallti dyshohej se me veturën e tipit “Opel Insignia” kishte goditur pesë persona.

Si pasojë e plagëve të rënda, Auron Ferizi, vetëm 20 vjeç, kishte ndërruar jetë më 10 shtator në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pas incidentit.

Rasti kishte shkaktuar reagime të shumta, ndërsa familja e të ndjerit kishte kërkuar drejtësi për humbjen e djalit të tyre.

Babai i viktimës, Arton Ferizi, kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin.

Tashmë, sipas informacionit për aktgjykimin, ndaj Egzon Shalltit është shqiptuar dënimi prej 25 vjetësh burgim.

Nuk është konfirmuar ende nëse aktgjykimi është i formës së prerë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike