Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik

Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik

Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik

Mijëra qytetarë dolën të enjten në mbrëmje në rrugët e Lozanës, në shenjë proteste kundër masave të kursimit dhe shkurtimeve të planifikuara në sektorin publik të kantonit të Vaud-it.

Sponsor 3M Express

Sipas vlerësimeve të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA dhe policisë, në protestë morën pjesë nga 6 mijë deri në 8 mijë persona, ndërsa organizatorët pretendojnë se numri i demonstruesve kaloi 15 mijë.

Protestuesit marshuan nëpër qendrën e qytetit, duke përfunduar në Place du Château, ku ndodhet selia e qeverisë kantonale. Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Para për shërbimin publik” dhe “Taksoni të pasurit”, ndërsa pankartat kundërshtonin politikat e kursimit dhe kërkonin ndalimin e shkurtimeve, shkruan Watson.

Tri sindikatat që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik kërkojnë anulimin e masave shtrënguese të parashikuara në buxhetin kantonal për vitin 2027. Ato i bëjnë thirrje qeverisë që të shfrytëzojë rezervat financiare dhe të ardhurat e jashtëzakonshme për të mbuluar deficitin e parashikuar, në vend që të reduktojë shpenzimet për shërbimet publike.

Drafti fillestar i buxhetit për vitin 2027, i prezantuar në shtator, parashikonte një deficit prej 356 milionë frangash zvicerane. Në këtë projekt ishin përfshirë masa kursimi prej 65 milionë frangash dhe lirimi i rezervave në vlerë prej 440 milionë frangash.

Pas miratimit nga qytetarët, më 27 shtator, të iniciativës për uljen e taksave me 12 për qind, qeveria kantonale u detyrua ta rishikonte projektbuxhetin, transmeton Telegrafi.

Edhe pas ndryshimeve, deficiti i parashikuar mbetet 356 milionë franga, por planifikohen shkurtime shtesë prej 100 milionë frangash, si dhe përdorimi i 172 milionë frangave nga të ardhurat e reja të jashtëzakonshme.

Projektbuxheti aktualisht është duke u shqyrtuar nga Komisioni i Financave i Këshillit të Madh të Vaud-it. Debati parlamentar për të pritet të nisë më 1 dhjetor dhe të vazhdojë deri në pushimet e Krishtlindjeve./Telegrafi/

Lexo edhe

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Pesë arsyet pse republikanët pësuan një humbje kaq të thellë

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Si ta dalloni dhimbjen e mëlçisë? Shenjat që mund të ndjeni në bark, shpinë dhe shpatulla

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Çfarë duhet të hani për imunitet më të fortë?

Mijëra qytetarë protestojnë në Lozanë kundër shkurtimeve në sektorin publik | Momenti