Mickoski: BE-ja mbetet një angazhim strategjik, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë

Mickoski: BE-ja mbetet një angazhim strategjik, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë

Mickoski: BE-ja mbetet një angazhim strategjik, qëndrimi për ndryshimet kushtetuese mbetet i njëjtë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së Michalis Rokas me rastin e Raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut, theksoi se Bashkimi Evropian mbetet një angazhim strategjik për vendin.

Sponsor 3M Express

BE-ja do të sjellë përfitime të konsiderueshme, zhvillim profesional, punë, treg të hapur, siguri, theksoi Mickoski, por theksoi se qëndrimi për ndryshimet kushtetuese është i njëjtë, domethënë procesi i zgjerimit duhet të bazohet në arritje dhe punë, dhe jo në mosmarrëveshje dypalëshe.

“Ne besojmë në një Evropë që respekton parimet e saj, do të vazhdojmë të punojmë me të njëjtin përkushtim”, theksoi Mickoski.

Kryministri tha se në Raport është vlerësuar se politika e vendit tonë është në përputhje me politikat e BE-së. Ky është një konfirmim për rrugën tonë strategjike si një partner i sigurt dhe i besueshëm i BE-së./Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

LEX | Mbi 37 kilogramë heroinë të sekuestruara, Gjykata cakton një muaj paraburgim në rastin “Rikthimi”

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)

Fyerje, akuza e përplasje të ashpra mes Fuegos dhe Akilit në BBVK5 (VIDEO)