Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se ka ndaluar punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren.

Në njoftim shtohet se, vendimi është marrë për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren Gjatë inspektimeve në terren, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, për shkak të parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet në njoftim.
Burimi: Insajderi




