Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë pas inspektimeve të realizuara në terren, ku janë evidentuar shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve.
Punimet në këto objekte do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.




