“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

“Liria ka Emër” i drejtohet Parlamentit Evropian, kërkon hetim të pavarur për Gjykatën Speciale

Platforma qytetare “Liria ka Emër” i është drejtuar zyrtarisht Parlamentit Evropian, duke kërkuar veprim urgjent institucional lidhur me atë që i cilëson si anomali procedurale dhe shqetësime për të drejtat e njeriut në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Në kërkesën e datës 5 nëntor 2026, të nënshkruar nga përfaqësuesi i autorizuar Ismail Tasholli, platforma ka kërkuar që institucionet evropiane t’u kushtojnë vëmendje disa çështjeve që lidhen me funksionimin e Gjykatës Speciale.

Ndër shqetësimet e ngritura janë paraburgimi i tejzgjatur, barazia e armëve ndërmjet Prokurorisë dhe Mbrojtjes, besueshmëria dhe administrimi i provave, pavarësia dhe paanshmëria gjyqësore, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.

Platforma ka ngritur gjithashtu shqetësime për konflikt të mundshëm interesi në Prokurori, duke përmendur edhe rastin e John Devaneyt.

Në letrën drejtuar eurodeputetëve, “Liria ka Emër” ka kërkuar organizimin e një dëgjimi të posaçëm parlamentar, ku do të diskutoheshin shqetësimet e identifikuara në raportin paraprak të Bar Human Rights Committee of England and Wales (BHRC), të përgatitur në prill të vitit 2026.

Po ashtu, ka kërkuar një vlerësim të pavarur ndërkombëtar për praktikat institucionale dhe respektimin e standardeve të të drejtave të njeriut në Dhomat e Specializuara.

Një tjetër kërkesë është që Komisioni Evropian dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) të përgatisin një raport të posaçëm për transparencën, përgjegjësitë institucionale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në këtë institucion.

Platforma kërkon edhe shqyrtimin e mekanizmave të financimit dhe mbikëqyrjes ndërkombëtare, si dhe mundësinë e një nisme parlamentare për forcimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit.

Në përfundim të letrës, “Liria ka Emër” ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Parlamenti Evropian dhe një takim me përfaqësuesit e saj, për të paraqitur më gjerësisht shqetësimet dhe dokumentacionin përkatës.

Platforma ka theksuar se nuk kërkon përjashtimin e askujt nga përgjegjësia penale individuale, por respektimin e standardeve universale të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Mos i dërgoni fëmijët në shkollë”, prindërit alarmohen për papastërtinë në “Ismail Qemali”

“Mos i dërgoni fëmijët në shkollë”, prindërit alarmohen për papastërtinë në “Ismail Qemali”

Një valë e re alarmesh të rreme për bomba preku 27 fluturime pasagjerësh në mbarë Evropën

Një valë e re alarmesh të rreme për bomba preku 27 fluturime pasagjerësh në mbarë Evropën

Speleologët shqiptarë eksplorojnë shpellën “Tinari Gjegjs”, zbresin deri në 140 metra thellësi

Speleologët shqiptarë eksplorojnë shpellën “Tinari Gjegjs”, zbresin deri në 140 metra thellësi