Meta nga qelia uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

Meta nga qelia uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës
Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Meta, i cili ndodhet në burg, i ka përcjellë “urimet më të përzemërta” Shiroka-Pulës, duke e cilësuar zgjedhjen e saj një detyrë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv. Ai ka përgëzuar gjithashtu deputetët […]

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Meta, i cili ndodhet në burg, i ka përcjellë “urimet më të përzemërta” Shiroka-Pulës, duke e cilësuar zgjedhjen e saj një detyrë të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka përgëzuar gjithashtu deputetët e Kuvendit të Kosovës për atë që e ka cilësuar si “pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë politike” në kapërcimin e situatës sfiduese.

“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës”, ka shkruar Meta.

Meta ka theksuar se forcimi i institucioneve të Kosovës është në dobi të qytetarëve, stabilitetit demokratik dhe të ardhmes evropiane të vendit./Klankosova.tv

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së