Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka folur lidhur me protestat që po mbahen prej disa ditësh në Shqipëri.

Ajo tha se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, pasi kjo është pjesë e demokracisë, por theksoi se nuk e mbështet përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e institucioneve.
“Unë thashë, është e drejtë e qytetarëve për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për t’u përdorur dhuna dhe për t’u djegur institucionet e për t’u shkatërruar institucionet. Unë, në asnjë formë, në çfarëdo situate, s’kisha pasur dëshirë ta shihja Kosovën duke u djegur dhe duke u shkatërruar, sepse e dimë me çfarë mundi dhe përgjegjësie është krijuar Kosova, është ndërtuar Kosova. Dhe njëjtë më djeg shpirti për Shqipërinë, nuk kisha dashur t’i shihja institucionet duke u djegur. Ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë”, tha Kadrijaj para mediave./Klankosova.tv




