Email kërcënues për bomba dhe akte terroriste dërgohet në disa institucione në Shqipëri

Email kërcënues për bomba dhe akte terroriste dërgohet në disa institucione në Shqipëri

Email kërcënues për bomba dhe akte terroriste dërgohet në disa institucione në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është evidentuar një mesazh elektronik (email), i dërguar në disa adresa institucionesh, që përmban kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e akteve terroriste.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të policisë, nga verifikimet paraprake rezulton se mesazhi është dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.

“Mënyra e dërgimit të këtij mesazhi paraqet ngjashmëri me raste të mëparshme, kur mesazhe të ngjashme kërcënuese janë dërguar nga adresa elektronike të komprometuara, që u përkisnin studentëve të institucioneve arsimore jashtë vendit. Strukturat e Policisë së Shtetit po kryejnë verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar origjinën dhe autenticitetin e mesazhit, për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës për dërgimin e tij”, thuhet nga Policia e Shtetit./Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg

Ekskluzive | Nuk e pagoi gjobën prej 10 mijë eurosh për armëmbajtje dhe përdorim të armës – përfundon me 500 ditë burg

Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kërkesat e qytetarëve të trajtohen seriozisht

Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kërkesat e qytetarëve të trajtohen seriozisht

Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri: Vendi po përballet me varfëri, probleme në shëndetësi e arsim, Qeveria duhet të reflektojë