“Më dërguan në spital” – Hajdin Limoni rrëfen se çfarë ndodhi pasi shpëtoi të rinjtë në Zvicër

“Më dërguan në spital” – Hajdin Limoni rrëfen se çfarë ndodhi pasi shpëtoi të rinjtë në Zvicër
Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin se çfarë ndodhi me të pasi ekipet e ndihmës së parë mbërritën në vendin e ngjarjes. Ekskluzive / “Nuk ishte puna […]

Hajdin Limoni, shqiptari nga komuna e Gjilanit që u bë hero në Wohlen të Zvicrës pasi shpëtoi katër të rinj nga një veturë që po digjej pas një aksidenti, ka rrëfyer ekskluzivisht për Telegrafin se çfarë ndodhi me të pasi ekipet e ndihmës së parë mbërritën në vendin e ngjarjes.


Limoni thotë se, edhe pse ishte vetë i lënduar, ai nuk kishte pranuar të largohej nga situata, duke vazhduar t’u ndihmonte të rinjve deri në fund.

“Unë ju kam ndihmuar prej fillimit në mbarim dhe se isha i lëndum dhe më thonin mos na ndihmo se je i lënduar, por unë u thosha s’kam asgjë, s’kam asgjë… ju kam ndihmuar deri në fund”, rrëfeu Limoni, ekskluzivisht për Telegrafin.

Pas ardhjes së ekipeve të ndihmës së parë, atij iu tha se nuk mund të largohej nga vendi i ngjarjes dhe se duhej të kontrollohej nga mjekët.

“Ata të ndihmës së pare që ishin aty më thanë ti nuk guxon me shku në shtëpi atëherë edhe më kanë vendos një shenjë, që i bie i ‘lënduar’ në qafë. Ti tha nuk ikë askund, sepse duhet të të dallojmë prej njerëzve”, tregoi ai.

Më pas, Limoni u mor nga ekipet e ndihmës së parë dhe u dërgua në spital, ku iu nënshtrua kontrolleve për helmime dhe për lëndimet që kishte pësuar.

“Më kanë marrë edhe më kanë çuar në spital, më kanë kontrollu për helmime, e për gjithçka edhe lëndimet, pra ballin dhe dorën këta e kam pak ma ekstrem dhe më kanë mbajtur deri në 03:00 mëngjes në spital”, tha Limoni.

Ai tregoi se më pas në spital kishte ardhur reja e tij, Valdetja, e cila e kishte marrë./Telegrafi/

Lexo edhe

Hasani:  Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

Hasani: Pushteti po neglizhon ndryshimet në Ligjin për Specialen (VIDEO)

“Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

“Zyrtarë të VV-së mohojnë se është thirrur seancë e jashtëzakonshme” (VIDEO)

Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

Krasniqi: Votoni ligjin, mos e bëni UÇK-në pjesë të pazareve politike

“Më dërguan në spital” – Hajdin Limoni rrëfen se çfarë ndodhi pasi shpëtoi të rinjtë në Zvicër | Momenti